Bradley Barcola e pranon kalimin te Liverpooli, tash mbetet të arrihet marrëveshja me PSG-në - Gazeta Express
string(91) "bradley-barcola-e-pranon-kalimin-te-liverpooli-tash-mbetet-te-arrihet-marreveshja-me-psg-ne"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 19:04

Bradley Barcola e pranon kalimin te Liverpooli, tash mbetet të arrihet marrëveshja me PSG-në

Futboll

Gazeta Express

28/07/2026 19:04

Sulmuesi anësor i Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, raportohet se ka arritur një marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Liverpoolit, pas bisedimeve me trajnerin e ri, Andoni Iraola.

Megjithatë, edhe pse 23-vjeçari dëshiron transferimin në “Anfield”, dy klubet mbeten ende larg një marrëveshjeje për çmimin e tij.

Sipas “L’Equipe”, Barcola ka arritur një marrëveshje në parim me Liverpoolin. Francezi i ka bërë të ditur kampionëve të Francës se nuk ka ndërmend ta zgjasë kontratën aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2028. Sulmuesi është i vendosur të provojë veten në Premierligë dhe ta hedhë hapin e radhës në karrierën e tij.

I njëjti raport thekson se reprezentuesi i Francës ka zhvilluar së fundmi bisedime pozitive me trajnerin e ri të Liverpoolit, Andoni Iraola, si dhe me disa drejtues të klubit, për të diskutuar një transferim të mundshëm në “Anfield”.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së qartë të lojtarit për t’u transferuar në Merseyside, ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje zyrtare.

Pas tre vitesh shumë të suksesshme në kryeqytetin francez, Barcola dëshiron të jetë titullar i padiskutueshëm në një klub të madh evropian. Ai mbeti i zhgënjyer pasi në muajt e fundit u aktivizua shpesh si zëvendësues në ndeshjet më të rëndësishme të PSG-së.

Pasi ka luajtur rregullisht në rolin e “lojtarit të 12-të” nën drejtimin e trajnerit aktual, Barcola beson se ka ardhur koha të nisë një kapitull të ri.

Për këtë arsye, ai e ka identifikuar Liverpoolin si destinacionin ideal për të siguruar një vend të rregullt në formacionin titullar.

23-vjeçari tani është i fokusuar vetëm te transferimi në “Anfield” dhe shpreson që marrëveshja e arritur në parim me klubin anglez t’i japë shtysë negociatave mes dy klubeve.

Megjithatë, finalizimi i transferimit mbetet një operacion shumë i ndërlikuar. Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet fillestare me homologët e tyre te PSG, por të dy gjigantët evropianë janë ende larg një marrëveshjeje.

PSG raportohet se është i gatshëm ta lejojë largimin e Barcolës këtë verë, por mbetet i palëkundur në kërkesat financiare. Klubi parizien kërkon një shumë të madhe transferimi, e cila mund të kalojë lehtësisht shifrën prej 120 milionë eurosh./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement