Joao Cancelo mund të kthehet te Barcelona.
Mbrojtësi portugez është rikthyer te Al Hilal pas një periudhe gjashtëmujore huazimi në Kataluni, por sipas “Arriyadiyah”, lojtari i ka dhënë përparësi një rikthimi te “Blaugrana”, përcjell “Gazeta Express”.
Trajneri Hansi Flick tashmë e ka dhënë dritën jeshile, por një marrëveshje midis klubeve mbetet për t’u arritur.
Në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar, Cancelo i luajti 23 ndeshje për Barçën, duke i shënuar dy gola dhe duke i dhënë katër asiste.
32-vjeçari luajti më parë për Barcelonën në sezonin 2023/24, kur ishte i huazuar nga Manchester City. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...