Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, i ka hedhur poshtë zërat që e lidhin Michael Olisen me një transferim te Real Madridi, duke theksuar se sulmuesi francez nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë.
I pyetur nëse Olise do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayernit, Dreesen u përgjigj pa hezitim: “Po, sigurisht.”
Ai shtoi se klubi bavarez nuk është kontaktuar asnjëherë zyrtarisht Real Madridi, përcjell “Gazeta Express”.
“Nuk e kemi marrë asnjë letër, asnjë faks dhe asnjë telefonatë nga Spanja. Është e habitshme se si përhapen disa histori, kur ne e dimë shumë mirë të vërtetën”, deklaroi Dreesen.
Shefi i Bayernit zbuloi gjithashtu se shumë persona e kanë pyetur nëse klubi do ta shiste Olisen në rast të një oferte të madhe, por sipas tij askush nuk ka sugjeruar që lojtari duhet të largohet, qoftë edhe për 200 milionë euro.
Olise ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2029 dhe drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë një nga lojtarët kyç të projektit të tyre.
Për këtë arsye, largimi i tij nuk është në diskutim, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin me Real Madridin. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...