Futbollisti ganez i Union Saint-Gilloise, Mohammed Fuseini, ka kaluar momente të frikshme pasi u sulmua dhe u grabit në një rrugë të Brukselit.
Sipas raportimeve nga Belgjika, 24-vjeçari u rrethua nga pesë persona gjatë ditës, të cilët ia morën portofolin, dy telefona iPhone dhe një orë luksoze Rolex, përcjell “Gazeta Express”.
Vlera e orës raportohet të jetë mes 8 mijë dhe 14 mijë euro.
*Viewer discretion advised
Ghana winger 🇬🇭 Mohammed Fuseini was robbed in Brussels over the weekend as he was ambushed by five men. The robbers got away with the player’s wallet, 2 iPhones and watch. Investigations are underway with the police already arresting two of the… pic.twitter.com/991xTn1RFO— Owuraku Ampofo (@_owurakuampofo) July 28, 2026
Fuseini u dërgua në spital për kontrolle mjekësore pas incidentit, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime të rënda dhe u rikthye në stërvitje me skuadrën e tij.
Policia belge i ka nisur hetimet për rastin dhe dy nga pesë të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Mohammed Fuseini ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Union Saint-Gilloise sezonin e kaluar, duke i shënuar 13 gola në 44 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të shpallej kampion i Belgjikës. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...