Zidane prezantohet si trajner i Francës: Ishte e vetmja bankinë që e doja, kam refuzuar shumë oferta - Gazeta Express
string(98) "zidane-prezantohet-si-trajner-i-frances-ishte-e-vetmja-bankine-qe-e-doja-kam-refuzuar-shume-oferta"

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 11:43

Zidane prezantohet si trajner i Francës: Ishte e vetmja bankinë që e doja, kam refuzuar shumë oferta

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 11:43

Zinedine Zidane është prezantuar zyrtarisht si trajner i ri i Kombëtares së Francës dhe nuk e fshehu emocionin për realizimin e ëndrrës së tij më të madhe si trajner.

Legjenda franceze deklaroi se stoli i “Les Bleus” ishte i vetmi që e kishte pritur gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ishte e vetmja bankinë që e doja. Kam refuzuar shumë oferta ndër vite, sepse e prisja këtë moment. Nuk mund ta humbisja mundësinë për ta drejtuar Kombëtaren e Francës”, u shpreh Zidane gjatë prezantimit të tij, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-trajneri i Real Madridit theksoi se drejtimi i Francës është nderi më i madh i karrierës së tij.

“Është një privilegj i jashtëzakonshëm. E njoh peshën e kësaj fanelle dhe përgjegjësinë që e sjell ky rol. Do të jap gjithçka për ta rikthyer Francën në majën e futbollit botëror”, deklaroi 54-vjeçari.

Zidane rikthehet në bankinë pas pesë vitesh mungesë dhe e nis zyrtarisht epokën e tij në krye të Francës pas largimit të Didier Deschamps, duke e marrë drejtimin e një prej kombëtareve më të forta në botë.

Debutimi i tij do të vijë në muajin shtator në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2030.

“Është një gëzim i madh. Jam vërtet i lumtur. Jam gati për sfidën, më motivon. E vetmja gjë që doja të bëja pas përvojës sime në Real Madrid. Që kur isha fëmijë, fillova në ekipet e të rinjve, kalova nëpër çdo fazë derisa arrita në ekipin kombëtar të të rriturve, majën. E vetmja gjë që më motivon është të jem në gjendje të punoj për këtë ekip dhe t’i shoh ata të vazhdojnë të fitojnë. Ta drejtoj Francën është e vetmja gjë që doja të bëja pas përvojës sime në Real Madrid. I refuzova ofertat për t’u bërë trajneri kryesor i Francës”, përfundoi Zidane. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement