ZYRTARE: Zidane e pason Deschampsin në krye të Kombëtares së Francës - Gazeta Express
string(67) "zyrtare-zidane-e-pason-deschampsin-ne-krye-te-kombetares-se-frances"

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 11:21

ZYRTARE: Zidane e pason Deschampsin në krye të Kombëtares së Francës

Sport

Gazeta Express

28/07/2026 11:21

Epoka e Didier Deschamps në krye të Kombëtares së Francës ka marrë fund.

Federata Franceze e Futbollit e ka zyrtarizuar emërimin e Zinedine Zidanet si trajnerin e ri të “Les Bleus”, duke ia besuar legjendës franceze drejtimin e ekipit kombëtar pas 14 vitesh të Deschampsit në stol.

Zidane rikthehet në bankinë pas pesë vitesh larg futbollit, që nga largimi i tij nga Real Madridi në vitin 2021, përcjell “Gazeta Express”.

Emërimi i tij ishte pritur prej kohësh, por Federata Franceze e mbajti procesin në fshehtësi deri në zyrtarizimin e sotëm.

Didier Deschamps e mbyll aventurën e tij si përzgjedhës me një bilanc të jashtëzakonshëm.

Nën drejtimin e tij, Franca e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, e arriti finalen e Botërorit 2022, triumfoi në Ligën e Kombeve në vitin 2021 dhe e luajti finalen e Euro 2016.

Botërori 2026 ishte turneu i fundit për të në krye të kombëtares franceze.

Për Zidanen, ky është realizimi i një objektivi të kahershëm.

Ish-trajneri i Real Madridit, fitues i tre trofeve radhazi të Ligës së Kampionëve, do ta nisë zyrtarisht aventurën e tij me Francën në muajin shtator, me synimin për ta rikthyer kombëtaren në majën e futbollit evropian dhe botëror. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement