Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) pas mosmarrëveshjeve se cilin të zgjidhnin si trajner të ri të Italisë, raporton Sky Sport Italia, vetëm pak ditë pasi pranuan detyrat.
Pozita e drejtorit teknik për Club Italia ishte krijuar nga presidenti i ri i Federatës, Giovanni Malagò, i cili donte t’i jepte më shumë autonomi dhe strukturë Kombëtares.
Roli i tij kishte për qëllim të ndihmonte në sjelljen e unitetit në nivelet e ndryshme të të rinjve dhe akademive, duke krijuar një identitet të freskët për futbollin italian.
Megjithatë, problemet dolën në pah kur zgjedhjet e para, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, refuzuan të dy ofertat për t’u bërë trajneri i ri i Italisë.
Zgjedhja e tretë ishte Andrea Pirlo, por ajo u hodh poshtë kur u mor vesh se ai ishte ambasador global i markës për kompaninë ruse të basteve Fonbet.
Kjo nuk ishte vetëm një çështje morale dhe etike, por edhe ligjore, pasi faqja dhe reklamimi i lojrave të fatit janë të paligjshme në Itali.
Mes raporteve se Malagò bllokoi emërimin kundër dëshirës së Maldinit dhe Leonardos, dhe se kishte mosmarrëveshje të thella se kujt do t’i ofrohej stoli më pas, tensioni u rrit.
“Sky Sport Italia” tani po raporton se Maldini dhe këshilltari i tij i posaçëm Leonardo kanë vendosur të japing dorëheqjen, dhe një njoftim pritet këtë mbrëmje.
Ata ishin emëruar vetëm më 11 korrik, pas javësh negociatash mbi projektin dhe vizionin se si të rinovohej futbolli italian./GazetaExpress/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...