Broja drejt Serie A, Burnley e jep dritën jeshile të largimit - Gazeta Express
string(60) "broja-drejt-serie-a-burnley-e-jep-driten-jeshile-te-largimit"

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 15:45

Broja drejt Serie A, Burnley e jep dritën jeshile të largimit

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 15:45

Lazio mund ta gjejë përforcimin e ri për repartin ofanziv pikërisht nga Anglia.

Emri i Armando Brojës është rikthyer në qendër të vëmendjes së klubit bardhekaltër.

Sulmuesi shqiptar, 24 vjeç, i cili u afirmua me Chelsean në Premierligë, sezonin e kaluar ra nga elita angleze me Burnleyn. 

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, kanë mbërritur sinjale inkurajuese për Lazion, përcjell “Gazeta Express”.

Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e sulmuesit shqiptar, të lindur në vitin 2001 dhe është i hapur për një formulë huazimi, pa e kërkuar përfshirjen e një detyrimi për blerje përfundimtare.

Klubi anglez do të pranonte që marrëveshja ta përfshinte vetëm të drejtën e blerjes, duke e bërë operacionin më të favorshëm për Lazion. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement