PSG apo Real Madrid? Kjo është situata aktuale e Diomande - Gazeta Express
string(56) "psg-apo-real-madrid-kjo-eshte-situata-aktuale-e-diomande"

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 15:25

PSG apo Real Madrid? Kjo është situata aktuale e Diomande

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 15:25

E ardhmja e Yan Diomandes mbetet ende e paqartë. Talenti i ri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tregut futbollistik, me Paris Saint-Germainin dhe Real Madridin që e ndjekin nga afër.

Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport DE, për momentin lojtari po stërvitet me RB Leipzigun, ndërsa klubi gjerman po e pret zhvillimet e negociatave përpara se ta marrë një vendim përfundimtar, përcjell “Gazeta Express”.

PSG-ja vazhdon të mbetet shumë i interesuar për ta transferuar, por edhe Real Madridi nuk ka hequr dorë nga pista që çon te futbollisti.

Gara mes dy gjigantëve evropianë vazhdon të jetë e hapur, ndërsa nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vijim.

Aktualisht, Diomande është i përqendruar në përgatitjet me Leipzigun, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Për momentin, “Los Blancos” janë në avantazh për futbollistin që mori pjesë në Botërorin e fundit, i cili u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement