Wydad Casablanca dhe tifozët e saj u tronditën nga vdekja e ish-lojtarit të Malit, Kalilou Traoré, dikur lojtar i klubit, në moshën 38 vjeç pas një aksidenti tragjik rrugor.
Klubi francez Sochaux e konfirmoi vdekjen e ish-lojtarit të tyre dhe e shprehu trishtim të thellë për ndarjen nga jeta të Traoré, i cili e kishte veshur fanellën e klubit midis viteve 2012 dhe 2014.
Ata i shprehën ngushëllimet e tyre më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij, përcjell “Gazeta Express”.
🕊️ Le FC Sochaux-Montbéliard a appris avec une profonde tristesse le décès de son ancien joueur Kalilou Traoré, à l'âge de 38 ans.
International malien, il avait porté les couleurs du FCSM de 2012 à 2014, disputant 11 matches de Ligue 1 sous le maillot jaune et bleu.
🖤 Le club… pic.twitter.com/a7pzqonNnl— FC Sochaux-Montbéliard (@FCSM_officiel) July 26, 2026
Traoré i bëri 11 paraqitje në ligën franceze me Sochaux përpara se t’i jepte fund para kohe karrierës së tij profesionale në vitin 2014, në moshën vetëm 26 vjeçare.
Karriera e tij përfshinte disa periudha në klube të ndryshme.
Ai e përfaqësoi Real Bamako në vendin e tij të lindjes, Wydad Casablanca dhe Hassania Agadir në Marok, plus Istra të Kroacisë dhe Odense të Danimarkës përpara se të tërhiqej para kohe nga futbolli.
Në nivel ndërkombëtar, Traoré luajti 17 herë për Malin dhe bëri paraqitje të mira duke u bërë lojtar i rëndësishëm.
Ai u bë edhe pjesë e skuadrës që e fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2013.
Çdo klub ku ai luajti gjatë karrierës së tij tani e vajton ndarjen e tij të papritur nga jeta. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...