Manchester United e ka kompletuar transferimin e katërt të afatit kalimtar të verës.
“Djajtë e Kuq” i kanë siguruar shërbimet e portierit të ri Kit Margetson nga Swansea City.
Gardiani 20-vjeçar ka kaluar te klubi nga “Old Trafford” pasi i ka përfunduar kontrata me Swansean, ndërsa Man Utd e ka arritur një marrëveshje kompensimi me klubin uellsian për zhvillimin e lojtarit, përcjell “Gazeta Express”.
🆕🧤
Kit Margetson joins the United GK union! ❤️— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2026
Margetson, i cili është pjesë e përfaqësueses U21 të Uellsit, ka qenë pjesë e Swanseat që nga akademia dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Connah’s Quay Nomads, ku fitoi më shumë eksperiencë.
Ai është djali i ish-trajnerit të portierëve të Anglisë, Martyn Margetson, dhe shihet si një investim për të ardhmen nga Manchester United.
Klubi pritet ta huazojë atë për t’i dhënë më shumë minuta dhe për ta vazhduar zhvillimin e tij. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...