Tragjedi në futbollin italian, vdes futbollisti pas aksidentit rrugor - Gazeta Express
string(68) "tragjedi-ne-futbollin-italian-vdes-futbollisti-pas-aksidentit-rrugor"

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 12:58

Tragjedi në futbollin italian, vdes futbollisti pas aksidentit rrugor

Sport

Gazeta Express

27/07/2026 12:58

Një lajm i rëndë e ka tronditur futbollin italian dhe veçanërisht klubin A.C. Trento 1921.

Futbollisti i talentuar i sektorit të të rinjve, Sami Said e ka humbur jetën në moshën vetëm 18-vjeçare pas një aksidenti rrugor në Marok.

Klubi italian e ka bërë të ditur lajmin me dhimbje të madhe, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur të riun.

Trento theksoi se Sami ishte pjesë e familjes së klubit dhe se kishte ndarë me shokët, trajnerët dhe drejtuesit një rrugëtim të rëndësishëm sportiv dhe njerëzor, përcjell “Gazeta Express”.

“Sami ka qenë pjesë e familjes sonë verdheblu. Përballë një tragjedie të tillë, çdo fjalë bëhet e tepërt. Mbetet vetëm një boshllëk i madh”, ishte mesazhi i klubit A.C. Trento 1921.

Vdekja e talentit të ri ka shkaktuar pikëllim të madh në ambientin e klubit dhe në futbollin lokal italian, ndërsa shumë persona e kanë shprehur afërsinë dhe solidaritetin e tyre me familjen e Sami Said në këtë moment të vështirë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement