Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen 131 nga 223 kuti votimi - Gazeta Express
string(86) "vazhdon-numerimi-i-fletevotimeve-nga-votimi-me-poste-numerohen-131-nga-223-kuti-votimi"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 8:51

Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen 131 nga 223 kuti votimi

Lajme

Gazeta Express

16/06/2026 8:51

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani (e martë, 16 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi (58.74%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.

Valmir Elezi nga KQZ, thotë se sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement