Glasner apo trajneri i Al-Ahlit? Nga cili po anon më shumë Milani? - Gazeta Express
string(64) "glasner-apo-trajneri-i-al-ahlit-nga-cili-po-anon-me-shume-milani"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 21:40

Glasner apo trajneri i Al-Ahlit? Nga cili po anon më shumë Milani?

Futboll

Gazeta Express

01/06/2026 21:40

Ndërsa Milani pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Matthias Jaissle të Al-Ahlit, po bëhet gjithnjë e më e mundshme që trajneri i ardhshëm i kuqezinjve të jetë ish-trajneri i Crystal Palacet, Oliver Glasner.

“Rossonerët” po kalojnë një revolucion të plotë pas shkarkimit të trajnerit Max Allegri, drejtorit sportiv Igli Tare, CEO-s Giorgio Furlani dhe drejtorit teknik Geoffrey Moncada me një vendim të vetëm.

Sipas raportimeve, lista e ngushtë e kandidatëve për stolin e Milanit përfshin vetëm dy emra: Matthias Jaissle dhe Oliver Glasner.

Gazetari Fabrizio Romano raportoi sot se është planifikuar një takim me Jaissle, por “La Gazzetta dello Sport”, Daniele Longo dhe “Milan Press” paralajmërojnë se kostoja për ta liruar atë nga kontrata me Al-Ahli do të ishte shumë e lartë për Milanin.

Nga ana tjetër, Glasner do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori, kur i përfundon kontrata me Crystal Palace.

Trajneri 51-vjeçar vjen pas suksesit në Ligën e Konferencës me Crystal Palace dhe më parë ka drejtuar gjithashtu Eintracht Frankfurtin, Wolfsburgun dhe LASK-un.

Mbi të gjitha, Glasner është emri i preferuar nga Ralf Rangnicku, i cili pritet të marrë postin e drejtorit teknik te Milani.

Megjithatë, edhe kjo situatë mbetet e paqartë, pasi Rangnicku ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë punën si trajner i kombëtares së Austrisë.

Në të njëjtën kohë, raportime të ndryshme sugjerojnë se Zlatan Ibrahimovici nuk është i kënaqur me idenë që një figurë e vetme të ketë kaq shumë pushtet brenda klubit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement