Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se është hapur konkursi për ndërtimin e një karriere ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit.
Afati për aplikim është i hapur nga 1 deri më 15 qershor 2026.
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e një rruge profesionale plot sfida, përgjegjësi dhe mundësi zhvillimi.
“Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për të rinjtë dhe të rejat që synojnë të ndërtojnë karrierë ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit. Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 15 qershor 2026”, thuhet në njoftim.