LDK-ja e Ukë Bytyqit ngritet për Osmanin dhe Abdixhikun - Gazeta Express
string(55) "ldk-ja-e-uke-bytyqit-ngritet-per-osmanin-dhe-abdixhikun"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 18:56

LDK-ja e Ukë Bytyqit ngritet për Osmanin dhe Abdixhikun

Lajme

Gazeta Express

31/05/2026 18:56

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim elektoral në qytetin e Suharekës.

Para qytetarëve të tubuar, fjalim ka mbajtu Presidentja e 6-të dhe kandidatja për presidente për mandat të dytë njëherësh bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila e nisi adresimin e saj duke vlerësuar historinë e këtij qyteti dhe duke kujtuar figurat e tij që i shërbyen vendit.

“Jemi mbledhur në qytetin e Ukë Bytyqit. Një emër që përfaqëson përkushtimin, guximin dhe besimin se Kosova duhet t’u takojë qytetarëve të saj”.

Sipas saj, idealet e themeluesve po i thërrasin qytetarët për bashkim dhe për ta orientuar vendin drejt integrimeve euroatlantike.

“Po na thërrasin ta mbrojmë Republikën. Po na thërrasin ta çojmë Kosovën aty ku e ka vendin. Në familjen euroatlantike. Në NATO. Në Bashkimin Evropian”.

Duke analizuar situatën aktuale politike, Osmani tërhoqi një vijë ndarëse mes rrugës së izolimit dhe asaj të progresit, duke kritikuar ata që ushqehen nga krizat dhe duke ofruar stabilitetin si alternativë.

“Disa duan ta mbajnë Kosovën të mbyllur në tension e konflikt, me dhunë verbale e njësi speciale kundër njëri tjetrit. Ndërsa ne duam ta hapim Kosovën drejt mundësive e kapitujve të ri”.

Më tej, ajo theksoi se asnjë pengesë nuk mund ta ndalë vullnetin për ndryshim, duke vlerësuar natyrën punëtore dhe shpirtin sipërmarrës të familjeve suharekase.

“Sepse nuk ka digë që mund të ndalë frymën e së ardhmes. Sepse secili nga ne duam që shteti të ruhet me partnerë”.

Në mbyllje të adresimit të saj, u dërgua një mesazh i qartë për mobilizim drejt kthesës së madhe që pritet të ndodhë në javën e parë të qershorit, duke e quajtur këtë moment si një mundësi historike për zhvillimin e vendit.

“Më 7 qershor kemi një mundësi historike. Ta rikthejmë Kosovën në rrugën e suksesit. Ta rikthejmë Kosovën në rrugën e aleancave. Më 7 qershor fiton Suhareka. Më 7 qershor fiton LDK-ja. Më 7 qershor fiton Republika e Kosovës. Faleminderit!”, ka përfunduar Osmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement