Kombëtarja e Kosovës e ka zbutur epërsinë e Çekisë në ndeshjen e sotme miqësore.
“Dardanët” kanë shënuar për 1-2, me golin e Lindon Emërllahut.
Goli erdhi pas një veprimi të menqur të Fisnik Asllanit, i cili e gjeti mirë Dion Gallapenin, me mbrojtësin dardan që dërgoi një top në zonën e portierit çek, ku më së miri u gjet Emërllahu.
Çekia po bëhet gati për Botëror, teksa Kosova do të ketë edhe një ndeshje miqësore ndaj Andorrës javën e ardhshme./GazetaExpress/