Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri mbrëmë ishte në Bresalc të Gjilanit, ku u mbajtë një tubim elektoral.
“Sonte, Bresalci me Malësinë e Zhegocit, na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.
Ai përmendi zotimin se autostrada Prishtinë-Gjilan do të jetësohet për 18 muaj.
“Ky besim rekord ndaj listës së LDK-së, përkthehet me zotimin e madh për këtë zonë se për 18 muaj do të jetësohet Autostrada, si projekti më i madh e me impakt të jashtëzakonshëm për Bresalcin, Gjilanin e Anamoravën”.
“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj! LDK113, besë dhe shpresë për Kosovën!”, shkroi Haziri.