Real Madridi e merr vendimin për Nico Paz - Gazeta Express
string(41) "real-madridi-e-merr-vendimin-per-nico-paz"

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 15:19

Real Madridi e merr vendimin për Nico Paz

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 15:19

Real Madrid ka vendosur të aktivizojë klauzolën e riblerjes për talentin argjentinas Nico Paz, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në “Santiago Bernabéu”.

Sipas raportimit të Diario AS, drejtuesit e klubit madrilen e kanë marrë tashmë vendimin në nivel të brendshëm, edhe pse zyrtarizimi i operacionit pritet të bëhet pas zgjedhjeve presidenciale të klubit.

Mesfushori ofensiv ka kaluar një sezon të suksesshëm te Como, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në futbollin italian. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit Cesc Fàbregas për ta bindur të qëndrojë edhe një vit te Como, gjithçka tregon se Paz nuk do të vazhdojë aventurën e tij në Itali.

Real Madridi e konsideron 21-vjeçarin si një investim të rëndësishëm për të ardhmen dhe rikthimi i tij shihet si pjesë e strategjisë së klubit për të forcuar skuadrën me lojtarë të rinj e premtues.

Tashmë mbetet vetëm çështje kohe derisa “Los Blancos” ta bëjnë zyrtar rikthimin e Nico Pazit, i cili pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin ku është formuar si futbollist.

Advertisement
Advertisement
Advertisement