Presidenti i Real Madridit, Florentino Perezi, këtë javë ka premtuar se do të ketë transferime për të sjellë “më të mirët në botë”. “Ata do të vijnë, siç ndodh gjithmonë,” komentoi Perezi.
Tani janë shtuar sugjerimet për lojtarët që mund të ketë parasysh ai.
Nuk ka shumë dyshime se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Perez fiton zgjedhjet që zhvillohen të dielën e ardhshme, ku ai po përballet me sfidën e Enrique Riquelmes.
Jose Mourinho raportohet se tashmë ka nënshkruar kontratën për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan.
Ka më shumë pasiguri për lojtarët e rinj që mund të vijnë.
Mourinho thuhet se është i vendosur të përforcojë fillimisht qendërmbrojtjen dhe mesfushën qendrore, ndërsa gjithashtu dëshiron të përmirësojë edhe pozicionet e mbrojtjes anësore.
Sipas “Cadena COPE”, Perezi ka tre emra kryesorë në mendje në rast rikthimi në pushtet.
Njëri prej tyre është rikthimi i Victor Munozit, i cili u shit tek Osasuna verën e kaluar.
“Los Blancos” kanë një klauzolë riblerjeje prej 8 milionë eurosh për ish-talentin e akademisë së tyre.
Në qendër të mbrojtjes, Real Madridi tani po lidhet me yllin e Interit, Alessandro Bastonin.
Mbrojtësi italian është lidhur shpesh me Barcelona në muajt e fundit, por klubi katalanas ka ngrirë bisedimet për shkak të dyshimeve të Hansi Flick për profilin e tij.
Në mesfushë, Perezi do të tentonte një transferim “bllokbuster” për Joao Nevesin nga Paris Saint-Germaini.
Edhe partneri i tij Vitinha është përmendur më parë si një objektiv ëndrrash për Real Madridin, por Nevesi konsiderohet një përforcim shumë i madh për “Los Blancos”.
Ndoshta çështja më e madhe që Mourinho do të duhet të zgjidhë sezonin e ardhshëm është sulmi i Real Madridit.
Vinicius Juniori dhe Kylian Mbappe ende nuk kanë arritur të funksionojnë plotësisht së bashku, dhe asnjë nga tre trajnerët e fundit nuk ka gjetur ekuilibrin ideal me të dy në formacion.
Mourinho pritet ta ketë këtë si prioritet kryesor sapo të rikthehet në “Bernabeu”./GazetaExpress/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...