“Nuk ka investime kapitale direkte, ekonomia është shumë e dobët”, Lorik Maxhuni: Vendi ka nevojë edhe një herë për PDK’në - Gazeta Express
string(116) "nuk-ka-investime-kapitale-direkte-ekonomia-eshte-shume-e-dobet-lorik-maxhuni-vendi-ka-nevoje-edhe-nje-here-per-pdkne"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 20:45

“Nuk ka investime kapitale direkte, ekonomia është shumë e dobët”, Lorik Maxhuni: Vendi ka nevojë edhe një herë për PDK’në

Lajme

Gazeta Express

29/05/2026 20:45

Lorik Maxhuni, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se Kosova ka nevojë për PDK’në.

Ai ka thënë edhe se LVV’ja, nuk e meriton votën e qytetarit, dhe se, vendi është në regres.

‘‘Vendi është në regres, kemi pa që shkalla e inflacionit është shumë e naltë. Nuk ka investime kapitale direkte që kanë hy në Kosovë, dhe përgjithësisht ekonomia është shumë e dobët. Kjo ekonomi është shumë e varun nga remitecat e diasporës. Ekonomia e Kosovës, ka nevojë për prodhim dhe zhvillim dhe ne kemi njeriun e duhur, Bedri Hamzën.  Unë mendoj që Kosova nuk e ka shansën të gabojë,  nga ajo që kemi pa, ky pushtet nuk e meriton votën e qytetarit. Unë besoj që ka nevojë për Partinë Demokratike’’, ka thënë ai mes tjerash përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement