Mourinho e ka ‘bindur’ shënjestrën e Barcelonës që t’i bashkohet Realit - Gazeta Express
string(68) "mourinho-e-ka-bindur-shenjestren-e-barcelones-qe-ti-bashkohet-realit"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 17:40

Mourinho e ka ‘bindur’ shënjestrën e Barcelonës që t’i bashkohet Realit

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 17:40

Jose Mourinho raportohet se ka bindur një nga objektivat kryesorë të transferimeve të Barcelona që t’i bashkohet Real Madridit, përpara emërimit të tij të pritshëm si trajner i klubit.

Është pretenduar se trajneri portugez tashmë ka nënshkruar një kontratë trivjeçare për t’u bërë trajner i Real Madridit dhe për t’u rikthyer te klubi që e ka drejtuar më parë mes viteve 2010 dhe 2013.

Por zgjedhjet presidenciale të Real Madridit po mbahen më 7 qershor, me biznesmenin Enrique Riquelme që po sfidon presidentin aktual Florentino Perez.

“TNT Sports” raporton se emërimi i një trajneri të ri gjatë procesit zgjedhor konsiderohet “shumë i rrezikshëm dhe praktikë e keqe”, gjë që po e vonon ardhjen e Mourinhos.

Aktualisht, ai është ende në krye të Benficas, por tashmë po planifikon lëvizjet e tij të para si trajner i Real Madridit.

Mediumi spanjoll “El Debate” raporton se një nga prioritetet kryesore të Mourinhos është të sjellë një qendërmbrojtës të ri, pasi David Alaba do të largohet si lojtar i lirë këtë verë.

Real Madridi ka në dispozicion si qendërmbrojtës kryesorë Dean Huijsen, Antonio Rudiger, Raul Asencio dhe Eder Militao, por Militao ka pasur shumë probleme me lëndime dhe paraqitjet e Asencios nuk kanë qenë shumë të qëndrueshme sezonin e kaluar.

Ndërkohë, Rüdiger është 33 vjeç dhe ka luajtur me probleme fizike gjatë sezonit 2024/25, gjë që mund të ndikojë në disponueshmërinë e tij në të ardhmen. Ai është jashtë kontrate muajin e ardhshëm, por sipas “The Athletic” ka rënë dakord për një zgjatje njëvjeçare.

Mourinho thuhet se ka kërkuar “dy qendërmbrojtës” dhe po punon me super-agjentin Jorge Mendes për të identifikuar objektivat kryesorë.

Ai pretendohet se ka “bindur personalisht” yllin e Interit, Alessandro Bastoni, që të bëhet transferimi i tij i parë, pavarësisht interesimit nga Barcelona.

Bastoni thuhet se është “i zemëruar” me Barcelonën, pasi klubi fillimisht “tha se do të përpiqej ta transferonte dhe më pas hoqi dorë”.

Mourinho “vërtet e dëshiron” 27-vjeçarin, i cili është i disponueshëm për rreth 75 milionë euro.

Pozicioni negociues i Interit është i fortë, pasi ata fituan Serie A nën trajnerin Cristian Chivu dhe do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Por Real Madridi mund të përfshijë një lojtar në drejtim të kundërt si pjesë e marrëveshjes për Bastonin, i cili thuhet se është i interesuar të largohet nga Serie A dhe të transferohet në Spanjë.

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, i tha “DAZN” se ai dëshiron ta mbajë mbrojtësin e kombëtares italiane, i cili nuk do të luajë në Kupën e Botës këtë verë pasi Italia nuk u kualifikua për herë të tretë radhazi.

“Ne nuk jemi një klub që shet si parim,” tha ai. “Nëse një lojtar largohet, është sepse ai ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

“Bastoni nuk e ka shprehur aspak dëshirën për t’u larguar. Ai është i lumtur këtu me ne, kështu që nuk kemi nevojë ta shesim”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement