2 milionë për linjat me të cilat udhëtojnë mërgimtarët, Ilir Deda: Partia mbi shtet, s'kemi çka debatojmë më - Gazeta Express
string(114) "2-milione-euro-indauqeveria-per-linjat-ajrore-deda-nuk-ka-cka-diskutohet-opozita-te-mendoje-mire-veprimet-e-radhes"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 23:17

2 milionë për linjat me të cilat udhëtojnë mërgimtarët, Ilir Deda: Partia mbi shtet, s’kemi çka debatojmë më

Lajme

Gazeta Express

26/05/2026 23:17

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Për këtë ka reaguar Ilir Deda, duke thënë se këtu nuk ka çfarë të debatohet më, pasi këto vendimash janë qartë në shërbim të partisë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai tha se partitë opozitare duhet t ëmendojnë mirë veprimet e radhës e mos të ankohen pastaj.

“Ky vendim i qeverisë në detyrë e mbivendosë partinë ndaj shtetit. Nuk kemi çka debatojmë më këtu me kësi lloj vendimesh kur po shihet qartë që gjithçka është në shërbim të partisë në prag të zgjedhjeve me 7 qershor. Partitë e tjera le të mendojnë mirë për veprimet e radhës, veç mos të ankohen e vajtojnë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement