Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore - Gazeta Express
string(110) "hamza-takon-ambasadorin-gjerman-kosova-ka-nevoje-ta-riktheje-stabilitetin-besimin-dhe-perspektiven-zhvillimore"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 15:19

Hamza takon ambasadorin gjerman: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 15:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Hamza tha se në takim ka shprehur shqetësimin për sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e krizave të vazhdueshme dhe stagnimit ekonomik, si dhe për nevojën që Kosova të rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore.

“Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të lira dhe demokratike. E falënderova ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në proceset shtetformuese”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement