Shoferi i kamionit me targa kosovare humbi kontrollin dhe doli në kahun e kundërt, dalin detaje nga aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoni - Gazeta Express
string(135) "shoferi-i-kamionit-me-targa-kosovare-humbi-kontrollin-dhe-doli-ne-kahun-e-kundert-dalin-detaje-nga-aksidenti-me-4-te-vdekur-ne-maqedoni"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:46

Shoferi i kamionit me targa kosovare humbi kontrollin dhe doli në kahun e kundërt, dalin detaje nga aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoni

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 9:46

Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit, në segmentin mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, pasi një kamion me targa të Kosovës doli në korsinë e kundërt dhe u përplas  me një veturë “BMW”.

Nga MPB  në Maqedoni kanë njoftuar se rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 23:00. Sipas të dhënave, drejtuesi i kamionit “MAN”, 76-vjeçari B.B. nga Kosova, ka humbur kontrollin, ka kaluar mbi gardhin ndarës dhe ka hyrë në kahun e kundërt, ku është përplasur me automjetin e drejtuar nga 51-vjeçari R.V. nga Shkupi.

Pas përplasjes, të dy mjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur pothuajse tërësisht. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë të rinj, ndërsa një viktimë tjetër ende nuk është identifikuar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i urgjencës, ndërsa trupat janë dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.

Shoferi i kamionit është ndaluar nga policia dhe ndaj tij pritet procedurë përkatëse pas përfundimit të hetimeve. Për shkak të ekspertizës në terren, trafiku në këtë pjesë ka qenë i devijuar deri në orët e mëngjesit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement