Afër 159 milionë euro pagesa për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV nga Plani i Rritjes, Kopman: Lajm i mrekullueshëm - Gazeta Express
string(110) "afer-159-milione-euro-pagesa-per-shqiperine-malin-e-zi-dhe-rmv-nga-plani-i-rritjes-kopman-lajm-i-mrekullueshem"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 0:02

Afër 159 milionë euro pagesa për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV nga Plani i Rritjes, Kopman: Lajm i mrekullueshëm

Lajme

Gazeta Express

21/05/2026 0:02

Bashkimi Evropian ka miratuar pagesën prej  158.9 milionë eurove për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Vendimi vjen pas vlerësimit të progresit të këtyre vendeve në zbatimin e reformave të dakorduara me Brukselin.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Drejtorisë në Komisionin Evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Gert Jan Koopman, i cili theksoi se fondet janë të lidhura drejtpërdrejt me përparimin në fusha kyçe si inovacioni, arsimi dhe investimet publike e private.

Sipas tij, Plani i Rritjes po funksionon si një mekanizëm nxitës për reforma strukturore në rajon dhe synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Lajm i mirë sot për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pasi u liruan 158.9 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Kjo vjen pas progresit në disa reforma, përfshirë inovacionin, arsimin dhe investimet. Plani i Rritjes vazhdon të përmirësojë jetën e qytetarëve në rajon”, ka shkruar ai në “X”.

Ky instrument financiar i Bashkimit Evropian është pjesë e strategjisë më të gjerë për përshpejtimin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane dhe procesin e integrimit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement