Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sot premtoi se qeveria të cilën e udhëheqë ai do t’i gjejë zgjjidhje për kërkesat e studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, e ndërkohë e akuzoi partinë opozitare shqiptare se nuk i zgjidhi të njëjtat gjatë 20 viteve sa ishte në pushtet.
“Gjithashtu dënoj sjelljen e partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ata patën mundësinë në 20 vitet e fundit t’i zgjidhnin këto çështje dhe për fat të keq nuk bënë asgjë, por zgjidhën çështje personale,” u tha Hristijan Mickoski, sot gazetarëve raporton vecer.mk.
“Dhe, nëse krahasojmë, ata kaluan nga minjë grryes në milionerë mbi bazën e sloganeve kombëtare dhe mbi bazën e njerëzve që po luftojnë si i pari me të parin derisa të mbarojë muaji,” citohet të ketë thënë Mickoski, për të premtuar zgjidhje të kërkesave të studentëve për gjuhën shqipe.
“Ne jemi një qeveri e përgjegjshme, problemet duhet të zgjidhen, ne kemi zgjidhur qindra probleme dhe edhe ky do të zgjidhet”, tha ai, pa dhënë ndonjë detaj se në çfarë mënyre do të plotësohen kërkesat e shumta të studentëve, përtej provimeve për licencat e nevojshme të fakulteteve të ndryshme për t’u futur në tregun e punës profesionale e deri tek mos-zbatimi aktual i përdorimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet e vendit.
tag_katrorimaqedoni_2