Admirali i NATO’s viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi, për të "treguar përkushtimin ndaj aleatëve në rajonin e Ballkanit" - Gazeta Express
string(116) "admirali1-i-natos-viziton-shqiperine-dhe-malin-e-zi-per-te-treguar-perkushtimin-ndaj-aleateve-ne-rajonin-e-ballkanit"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 16:06

Admirali i NATO’s viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi, për të “treguar përkushtimin ndaj aleatëve në rajonin e Ballkanit”

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 16:06

Komanda e Përbashkët Aleate e Forcave – Napoli, ka njoftuar se komandanti George Wikoff, ka vizituar Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku ka takuar udhëheqësit e lartë ushtarakë dhe Presidentin e Shqipërisë.

Gjatë takimeve, siç njoftohet, diskutimet janë përqendruar në forcimin e sigurisë rajonale, dhe përmirësimin e ndërveprueshmërisë.

”Këto diskutime të rëndësishme u përqendruan në forcimin e sigurisë rajonale, përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe riafirmimin e angazhimit të palëkundur të JFCNaples ndaj Aleatëve tanë të NATO-s në rajon”, thuhet në njoftim, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Forcimi i aleancave 🤝

Komandanti i JFC Naples, Admirali George Wikoff, vizitoi së fundmi Malin e Zi dhe Shqipërinë për t’u takuar me udhëheqësit e lartë ushtarakë dhe Presidentin e Shqipërisë.

Këto diskutime të rëndësishme u përqendruan në forcimin e sigurisë rajonale, përmirësimin e ndërveprueshmërisë dhe riafirmimin e angazhimit të palëkundur të JFCNaples ndaj Aleatëve tanë të NATO-s në rajon.

Së bashku, qëndrojmë më të fortë dhe më të bashkuar. 🇲🇪 🇦🇱

Advertisement
Advertisement
Advertisement