Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se janë bërë shkyçje masive për shkak të mos pagesës së faturave të ujit.
Nga KRU Mitrovica, u kërkohet konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Shkyçje masive për mospagesë të faturave të ujit 🚨
Pas njoftimeve të rregullta dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim lidhur me pagesën e faturave të ujit, edhe sot kanë vazhduar shkyçjet masive në të gjithë rajonin dhe të cilat do të vazhdojnë tek secili konsumatorë me obligime.
Për të evituar shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi, ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste.
✅ Vepro me kohë!
Shmang ndërprerjen e shërbimit të ujit.