Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.
“Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin.
Në rrjete sociale ka një fushatë aktive kundër presidentes Osmani, duke i vendosur etiketa të ndryshme në formë denigrimi. /Gazeta Express