Një shoqatë për miqësi serbo-maqedone ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të udhëtuar drejt Beogradit në përkrahje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në ditën e 23 majit kur është paralajmëruar protesta masive studentore kundër pushtetit aktual në Serbi.
Kjo thirrje është bërë nga shoqata e njohur si “Paqe, harmoni, stabilitet” me seli në Shkup, e cila ka ftuar qytetarët që më 23 maj të tubohen para Konsullatës së nderit të Serbisë në Kumanovë, për të udhëtuar më pas drejt Serbisë në mënyrë të organizuar.
Andrej Zhernovski i LSDM-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit Timço Mucunski dhe Qeverisë, duke i akuzuar për standarde të dyfishta pas tubimit politik për mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kumanovë.
Në postim, Zhernovski thekson se po të ishte organizuar në Maqedoni një tubim për mbështetje të presidentit bullgar Rumen Radev, pushteti – sipas tij – do të kishte reaguar me akuza për përzierje në punët e brendshme dhe rrezikim të sovranitetit.
“Nëse 3.504 bullgarë në shtetin tonë papritur paraqiten si rrezik i madh për shtetin dhe popullin, atëherë si është e mundur që 35.939 serbë në Maqedoni të mos jenë aspak kërcënim për identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase?”, thekson ai.
Sipas Zhernovskit, pushteti në mënyrë selektive përhap frikë dhe manipulime me qëllim që, siç pretendon ai, të arsyetojë bllokimin e rrugës evropiane të shtetit.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...