Tenton t’i shpëtojë policisë, mbetet i plagosur i shumëkërkuari në Mamurras të Shqipërisë - Gazeta Express
string(87) "tenton-ti-shpetoje-policise-mbetet-i-plagosur-i-shumekerkuari-ne-mamurras-te-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 16:01

Tenton t’i shpëtojë policisë, mbetet i plagosur i shumëkërkuari në Mamurras të Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 16:01

Një person ka mbetur i plagosur këtë të martë në Mamurras, pasi ishte në ndjekje nga policia, raporton A2 CNN. I dyshuari është transportuar për në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje shëndetësore stabël.

Policia njoftoi se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

“Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë. Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement