Fati i dy personave vazhdon të mbetet i panjohur pas zjarrit që shpërtheu gjatë natës në një ndërtesë në St. Gallen.
Sipas njoftimit të Kantonspolizei St. Gallen, alarmi për zjarrin në rrugën Heiligkreuzstrasse është dhënë pak pas orës 03:30. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ndërtesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët, ndërsa brenda ndodheshin gjithsej 19 banorë.
Disa prej tyre arritën të dalin vetë nga ndërtesa që digjej, ndërsa të tjerë u ndihmuan nga ekipet e shpëtimit.
Si pasojë e zjarrit, nëntë persona u lënduan. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre u transportua me helikopter për trajtim në Universitätsspital Zürich, pasi kishte djegie të rënda, ndërsa personi tjetër ka pësuar helmim nga tymi.
Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për dy personat që rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa shkaqet e zjarrit janë në hetim.
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...