Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson, trajtimit të papranueshëm të studentëve nga Shqipëria gjatë qëndrimit të tyre në Shkup, duke kërkuar përgjegjësi nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Në reagimin e saj, BDI akuzon Isenin se ka keqpërdorur pozitën duke “maltretuar” studentët nga Shqipëria përmes shoqërimeve dhe izolimeve policore, me qëllim që të pengohet pjesëmarrja e tyre në protestën studentore për gjuhën shqipe.
“Zëvendësministri pa legjitimitet etnik në Ministrinë e Brendshme, Astrit Iseni, i ka endur studentët rrugëve me masa policore vetëm për të mos i lejuar të marrin pjesë në protestë”, thuhet në reagim. Nga BDI vlerësojnë se një veprim i tillë përbën shkelje të standardeve demokratike dhe cenim të të drejtave themelore, duke e cilësuar atë si një akt që dëmton imazhin e institucioneve dhe raportet ndërshqiptare.
Reagimi i plotë i BDI-së:
Zëvendës ministri pa legjitimitet etnik në Ministrinë e Brendshme, Astrit Iseni, maltretoi studentët nga Shqipëria duke i endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor, vetëm e vetëm që të mos marrin pjesë në protestën studentore në Shkup.
Mungesa e legjitimitetit kombëtar të bën shërbëtorë dhe Astrit Iseni shkëlqen në këtë rol.
Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN. Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe solidarizohet në tërësi me kërkesat rinore.
Zgjidhja është vetëm një – ndaloni diskriminimin, respektoni dhe zbatoni ligjin për gjuhën shqipe. Asgjë tjetër.
tag_katrorimaqedoni_2
Karnavali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit...