Situatë kaotike në elitën e futbollit francez, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen - Gazeta Express
string(92) "situate-kaotike-ne-eliten-e-futbollit-francez-tifozet-futen-ne-fushe-dhe-nderpresin-ndeshjen"

Sport

Gazeta Express

18/05/2026 7:07

Situatë kaotike në elitën e futbollit francez, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

Sport

Gazeta Express

18/05/2026 7:07

Kaos total, ndeshja e kampionatit mes FC Nantës dhe Tuluz u ndërpre në minutën e 21-të, pasi tifozët vendas pushtuan fushën dhe hodhën tymuese të revoltuar pas rënies së skuadrës në Ligue 2.

Sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni i Ligue 1, ultrasit e Nantës, të veshur me të zeza dhe me kapuçë verdhe-jeshilë, thyen barrierat e sigurisë dhe hynë në fushë. Të frikësuar nga situata, lojtarët dhe arbitrat u larguan me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes.

Në mes të tensionit, trajneri i Nantës, Vahid Halilhoxhiç, qëndroi në fushë dhe u përball vetë me ultrasit, duke i larguar pas një debati të shkurtër. Më pas, tifozët u rikthyen me vrap në sektorin e tyre.

Sipas raportimeve të L’Équipe, më vonë pati edhe përplasje mes tifozëve dhe forcave speciale të policisë, të cilat mbërritën në numër të madh.

Aktualisht, rezultati i takimit mbetet i pasigurt, ndërsa shtohen gjasat që sfida të shtyhet. Situata jashtë kontrollit vazhdon, me tifozët e maskuar ende brenda stadiumit dhe policinë që po has vështirësi për të rikthyer qetësinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement