Ferizaj barazon me Prishtinën, bie në Ligën e Parë - Gazeta Express
string(49) "ferizaj-barazon-me-prishtinen-bie-ne-ligen-e-pare"

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 18:07

Ferizaj barazon me Prishtinën, bie në Ligën e Parë

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 18:07

Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi, Ferizaj edhe zyrtarisht ka rënë në Ligën e Parë.

Ferizaj ka barazuar me Prishtinën si mysafir, me shifrat prej 3-3, dhe kështu ka mbetur shtatë pikë mbrapa Llapit, që e mbanë pozitën e barazhit.

Prishtina shënoi e para në ndeshje, në minutën e 18-të, derisa Ferizaj barazoi në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Prishtina e rimori epërsinë, por që Ferizaj më pas shënoi dy gola.

Kur pritej fundi i ndeshjes, Ferizaj nuk arriti ta mbajë epërsinë, dhe Prishtina e barazoi rezultatin.

Kështu, Ferizaj shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e nëntë, shtatë më pak se Llapi që është në vendin e tetë, me dy xhiro nga fundi.

Ndërkohë, Prishtina është e katërta me 46 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement