Skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi, Ferizaj edhe zyrtarisht ka rënë në Ligën e Parë.
Ferizaj ka barazuar me Prishtinën si mysafir, me shifrat prej 3-3, dhe kështu ka mbetur shtatë pikë mbrapa Llapit, që e mbanë pozitën e barazhit.
Prishtina shënoi e para në ndeshje, në minutën e 18-të, derisa Ferizaj barazoi në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, në minutën e 67-të, Prishtina e rimori epërsinë, por që Ferizaj më pas shënoi dy gola.
Kur pritej fundi i ndeshjes, Ferizaj nuk arriti ta mbajë epërsinë, dhe Prishtina e barazoi rezultatin.
Kështu, Ferizaj shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e nëntë, shtatë më pak se Llapi që është në vendin e tetë, me dy xhiro nga fundi.
Ndërkohë, Prishtina është e katërta me 46 pikë të tubuara./GazetaExpress/