Kurti: Na s'kemi pasë nevojë edhe për një fitore, blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje, regjistrimi i mërgatës rekord - Gazeta Express
string(122) "kurti-na-skemi-pase-nevoje-edhe-per-nje-fitore-blloku-opozitar-ka-nevoje-edhe-per-nje-humbje-regjistrimi-i-mergates-rekord"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 19:00

Kurti: Na s’kemi pasë nevojë edhe për një fitore, blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje, regjistrimi i mërgatës rekord

Lajme

Gazeta Express

17/05/2026 19:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin, Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur nevojë për një tjetër fitore, por siç thotë ai blloku opozitar ka nevojë për një tjetër humbje.

Këto komente ai i bëri në Drenas teksa është ndalur për kafe rrugës për të shkuar në Gjakovë, teksa theksoi se regjistrimi i mërgatës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit është rekord.

Në Gjakovë, Lëvizja Vetëvendosje sonte prezanton kandidatët për deputetë.

“Rrugës për Gjakovë, ku sonte në orën 19:30 e kemi tubimin e prezantimit të kandidatëve, ndaluam në Arllat të Drenasit për një kafe e ëmbëlsirë, të dyja të përgatitura me zemër. E ku është zemra natyrisht është edhe numri 116. Shihemi në Sallën e Sporteve “Shani Nushi”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement