Skuadra e Tahir Batatinës, Llapi ka marrë një fitore të madhe në Gjilan, duke triumfuar ndaj Gjilanit.
Llapi ka fituar 2-1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me dy gola të Arianit Hasanit.
Hasani shënoi golin e parë në ndeshje, teksa Armend Thaqi barazoi për Gjilanin.
Thaqi shënoi një supergol nga goditja e lirë, teksa Hasani iu kundërpërgjigj disa minuta më vonë.
Hasani shënoi me një gjysmë-volej për golin e dytë të Llapit në ndeshje, dhe për trepikëshin e madh për skuadrën e Batatinës.
Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e tetë në tabelë, pozitë kjo që të dërgon në barazh.
Me barazimin e Ferizajt, Llapi e ka të sigurt të paktën barazhin, pasi nuk mund të bie nga Superliga direkt, me llapjanët që kanë 7 pikë më shumë se ferizajasit.
Ndërkohë, Gjilani mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 45 pikë të tubuara, dhe rrezikon edhe rënien në barazh./GazetaExpress/