Liga e Parë e sivjetme po prodhon dramë e emocione pothuajse çdo xhiro.
Me sezonin që po shkon drejt fundit, po shkojmë drejt mësimit të klubeve që do të shkojnë në Superligën e Kosovës sezonin e ardhshëm.
Dy vendet e para të tabelës në Ligën e Parë shkojnë direkt në elitën e futbollit kosovar, derisa vendi i tretë dhe i katërt në barazh. Këto dy vende do ta luajnë një ndeshje ndaj njëra-tjetrës, me fituesin që do të luajë ndaj vendit të tetë të Superligës.
Deri në mbylljen e perdeve në Ligën e Parë ka mbetur vetëm një xhiro, dhe aty do të mësohet se kush do të luajë në një rang më të lartë garash.
Në xhiron e parafundit (33), sot, pesë skuadrat e para në tabelë morën fitore.
Vushtrria e mposhti Ramiz Sadikun 1-0, Feronikeli ‘74 triumfoi 3-0 ndaj Trepçës, derisa Dinamo e mposhti Rilindjën 1974, me shifrat prej 4-3. Vëllaznimi fitoi 3-2 ndaj KEK-ut. Ndërkohë, Liria mori tri pikë pas fitores 4-2 ndaj Suharekës.
Xhiroja e fundit do të sjellë super-përballje, madje mes skuadrave të para, për një vend në Superligë.
Liderja, Vushtrria do të ketë punë si mysafire e Vëllaznimit të vendit të katërt, në Gjakovë.
Dinamo i Ferizajt i vendit të tretë do të jetë nikoqir i Lirisë, që mbanë pozitën e pestë.
Ndërkohë, Feronikeli ‘74 i shkon Ramiz Sadikut.
Xhiroja e fundit, ajo e 34-a do të luhet javën e ardhshme.