Përfaqësuesja e Polonisë në “Eurovision”, Alicja Szemplińska, është bërë pjesë e një momenti viral pas një ndërveprimi të shkurtër me një gazetare të medias izraelite “EuroMix”.
Gjatë parakalimit në tapetin e eventit, ku po promovonte këngën e saj “Pray”, këngëtarja u pyet nëse kishte një mesazh për fansat e saj në Izrael.
Pas një pauze të shkurtër dhe një reagimi të përmbajtur, Alicja u përgjigj vetëm me fjalën “Faleminderit” dhe më pas u largua, pa dhënë një koment më të zgjeruar.
Videoja e momentit u shpërnda me shpejtësi në TikTok dhe në platformën X, duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit e festivalit.
🇵🇱🇮🇱 When Poland’s Eurovision contestant, Alicja Szemplińska, was asked if she has a message for her Israeli fans… she simply walked away.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 13, 2026
Message received.pic.twitter.com/zC194B36Sc
Disa përdorues sugjeruan se artistët pjesëmarrës mund të kenë marrë udhëzime nga transmetuesit e tyre kombëtarë për të shmangur pyetjet që nuk lidhen drejtpërdrejt me muzikën, në mënyrë që të parandalohen polemikat gjatë garës.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga këngëtarja apo nga delegacioni polak lidhur me situatën. /GazetaExpress/