I merret pasaporta ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës së Gostivarit, dyshohet për ryshfet - Gazeta Express
string(94) "i-merret-pasaporta-ushtruesit-te-detyres-kryetar-i-gjykates-se-gostivarit-dyshohet-per-ryshfet"

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 10:48

I merret pasaporta ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës së Gostivarit, dyshohet për ryshfet

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 10:48

Gjykata Penale ka njoftuar se i është konfiskuar pasaporta ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, Eljesa Aliji, i cili dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë kompetente për caktimin e masave të kujdesit. Më datë 14.05.2026, është marrë vendimi me të cilin personit E.A. i janë caktuar këto masa:

Paraqitje e detyrueshme: Obligimi për t’u lajmëruar kohë pas kohe te personi zyrtar i caktuar.

Konfiskim i dokumenteve: Marrja e përkohshme e pasaportës ekzistuese.

Ndalim i lëvizjes: Ndalesë për lëshimin e një pasaporte të re apo dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalesë e rreptë për kalimin e kufirit.

Kufizime në punë: Ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale për të cilën dyshohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement