Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Europë pa Kosovën - Gazeta Express
string(58) "komisionerja-kos-smund-te-kete-siguri-ne-europe-pa-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 12:04

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Europë pa Kosovën

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 12:04

Komisionerja për Zgjerim e BE’së, Marta Kos, tha se Kosova është pjesë e një tabloje më të madhe dhe se s’mund të ketë siguri në Europë pa të.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo tha se kanë folur për procesin e zgjerimit.

“Jeni sot në një moment kritik. E para, jeni para zgjedhjeve. E dyta është se, kur kemi folur sot për procesin e zgjerimit nga një perspektivë më e gjerë, ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe, për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme do të kemi shtete të reja anëtare. Ky proces i anëtarësimit është shtyrë përpara edhe për shkak të aspektit të sigurisë. Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një tabloje më të madhe, arsye pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim. Ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë, me të qenit bashkë, me bashkëpunimin rajonal që e përmendët edhe ju, dhe sigurisht edhe përmes integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ajo.

Prandaj, Kos tha se një nga detyrat e saj më të mëdha është të kujdeset për një integrim “shumë më të fuqishëm” të Kosovës në Bashkimin Europian./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement