VMRO-DPMNE: Islam Abazi është bërë xhelat i drejtësisë dhe po i shpëton kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së - Gazeta Express
string(102) "vmro-dpmne-islam-abazi-eshte-bere-xhelat-i-drejtesise-dhe-po-i-shpeton-kriminelet-e-lsdm-se-dhe-bdi-se"

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 10:58

VMRO-DPMNE: Islam Abazi është bërë xhelat i drejtësisë dhe po i shpëton kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së

Maqedoni

Gazeta Express

15/05/2026 10:58

“Islami Abazi, si shef i Prokurorisë për krime te renda, në vend që të ndjekë dhe luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, është bërë xhelat i drejtësisë. Mbyllja e procedurës për rastin “Mazut”, për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për krim të rëndë prej 167 milionë eurosh, është skandal dhe dëshmi e aktivizimit të njerëzve besnikë të Ali Ahmetit, Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes për mbrojtjen e kriminelëve të LSDM-së dhe BDI-së”, deklaruan sot nga VMRO-DPMNE.

Ata thonë se “ndikimi i Zaevit, Filipçes dhe Ahmetit në sistemin e drejtësisë është i madh, sidomos tek individë si Abazi, dhe kjo shihet më së miri në raste si ky me mazutin dhe krimin prej 167 milionë eurosh, kur në vend që drejtësia të shkojë deri në fund dhe rasti të hyjë në procedurë gjyqësore, ai mbyllet. Prokuroria që udhëhiqet nga fqinji i Ahmetit, vetëm një vit më parë kërkoi paraburgim për katër persona të dyshuar në këtë rast, me arsyetimin se të dyshuarit mund të arratisen ose të ndikojnë mbi dëshmitarët në procedurë”.

“Dhe tani papritur, pas një viti, prokurorët nga e njëjta prokurori nën komandën e Abazit vendosin se nuk ka pasur bazë dhe prova për të vazhduar procedura për këtë rast, edhe pse i gjithë opinioni publik pa se bëhet fjalë për krim të rëndë, pastrim parash dhe dyshime për ndotje të mjedisit jetësor. Kjo kundërthënie nga ana e prokurorisë që udhëhiqet nga Abazi, kuadër i BDI-së i emëruar në kohën e LSDM-së, nuk mund të bazohet në argumente juridike apo prokuroriale, por vetëm në baza lukrative dhe politike.

Prandaj, së pari e ftojmë Bashkim Besimin nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili ndër të tjera është i afërm i ish-ministrit të Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi, të tregojë pse Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të qëndrojë anash kur është evidente se ka pasur ndikim nga ana e Islam Abazit në të ashtuquajturin rast ‘Mazut’.

Gjithashtu edhe prokurorja Katerina Kollareviq të tregojë se si ka konstatuar se nuk ka asnjë dëm në rastin me vlerë 167 milionë euro, kur i gjithë opinioni publik pa dhe dëgjoi për dëme financiare dhe ekologjike, ndërsa edhe vetë ESM-ja ka paraqitur ankesë në instancat më të larta gjyqësore”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata vlerësojnë se “kuadri i Ahmetit, Zaevit dhe Filipçes, Islam Abazi, duhet të përgjigjet deri kur planifikon të shërbejë për këtë treshe kriminale dhe në vend që të jetë zbatues i drejtësisë, të jetë xhelat i drejtësisë. Drejtësia maqedonase duhet të çlirohet nga figura si Islam Abazi, që në vendin e tyre të vijnë profesionistë me kredibilitet moral dhe kapacitet intelektual, për të cilët zbatimi i drejtësisë është në vend të parë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement