Kylian Mbappe doli para mediave pas fitores 2-0 ndaj Real Oviedo.
Sulmuesi francez, i cili u fishkëllye ashpër nga tifozët në Santiago Bernabeu Stadium në momentin e futjes në fushë, komentoi kritikat e tifozëve dhe faktin që e nisi ndeshjen nga banka rezervë.
Ai u largua i vetëm nga fusha, shkoi me shpejtësi në zhveshtore, ndërroi rrobat, pasi zakonisht lojtarët dalin para mediave në zonën mikse me fanellën e ndeshjes dhe më pas vendosi të fliste për të sqaruar polemikat.
“Nuk kam luajtur sepse trajneri më ka thënë se jam sulmuesi i katërt në skuadër”, deklaroi Mbappé në lidhje me mosaktivizimin e tij si titullar.
Megjithatë, më vonë ai u përgënjeshtrua nga trajneri Alvaro Arbeloa në konferencën për shtyp.
“Ndoshta nuk më ka kuptuar mirë, nuk di çfarë të them. Nuk i kam thënë që është sulmuesi i katërt”, u shpreh Arbeloa.