Ganimete Musliu telefonon policinë për praninë e Njësisë Speciale, përgjigja e tyre: Plan operativ - Gazeta Express
string(97) "musliu-telefon-policine-per-forcat-e-shtuara-ne-skenderaj-i-pergjigjen-se-eshte-vec-plan-operativ"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 1:29

Ganimete Musliu telefonon policinë për praninë e Njësisë Speciale, përgjigja e tyre: Plan operativ

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 1:29

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu para qytetarëve dhe para mediave ka telefonuar policinë për të kuptuar arsyen e forcave të shtuara në Skenderaj.

Në përgjigjen e policisë u tha se është vetëm një plan operativ, siç u shpreh, për shkak se vera po vjen dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve.

“Një pjesë e Njësisë Speciale e kanë vetëm plan operativ për shkak se është vera duke u afruar dhe ka më shumë qarkullim të automjeteve, nuk është asgjë për t’u shqetësuar”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Por, kjo përgjigje nuk është pranuar nga Musliu, duke e quajtur këtë si tallje me qytetarët e Skenderajt.

“Kjo është tallje me qytetarët e Skenderajt dhe nuk kalon kjo tallje”, tha Musliu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement