Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.
Për këtë ka reaguar nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.
Ai ka thënë se çdo shtetrrethim në këtë qytet zgjoj kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë
“Sonte, në mesnatë, në Sheshin e Lirisë “Adem Jashari” në Skenderaj, shumëkush mund të ndiejë peshën e një simbolike të rëndë. Jo sepse historia po përsëritet, e as sepse kohët janë të njëjta, por sepse çdo atmosferë tensioni e shtetrrethimi në këtë qytet zgjon kujtime që ky vend i ka paguar shtrenjtë. Kur qytetarët fillojnë të ndiejnë presion aty ku duhet të ndiejnë liri, atëherë çdo pushtet duhet të reflektojë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express