Andi Shehi dhe Enki rrëfejnë prapaskenat e dasmës - Gazeta Express
string(49) "andi-shehi-dhe-enki-rrefejne-prapaskenat-e-dasmes"

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:51

Andi Shehi dhe Enki rrëfejnë prapaskenat e dasmës

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:51

Andi Shehi dhe partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar së fundmi dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni që u organizua njëkohësisht me ditëlindjen e parë të djalit të tyre.

Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti ndau detaje nga festa dhe emocionet që shoqëruan këtë ditë të veçantë.

Enki tregoi se dasma kishte qenë një ëndërr e hershme për të, por pas shtatzënisë dhe fejesës kishte menduar se nuk do ta realizonte më një ceremoni të tillë.

“Dasma ka qenë ëndrra ime, që e vogël e kam pasur shumë qejf. Por në momentin që unë ngela shtatzënë dhe e kishim caktuar datën e fejesës, thashë se kjo do jetë dhe nuk do të bëj më. E shijuam atë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, ideja për dasmën u rikthye gjatë përgatitjeve për ditëlindjen e parë të djalit, kur personi që po merrej me dekorin i sugjeroi që, duke qenë se po investonin në një festë të madhe, ta shndërronin atë edhe në një kujtim martese.

Edhe Andi rrëfeu se Enkit i kishte mbetur peng fakti që nuk kishte veshur fustanin e bardhë të nusërisë.

“Kishte shumë kohë që thoshte sa qejf kam të vishem me fustan të bardhë, më ka ngelë merak”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Duke folur për emocionet e ceremonisë, Andi pranoi se fillimisht mendonte se do ta përjetonte me qetësi, por në ditën e dasmës emocionet ishin të mëdha.

“Më pyesnin të gjithë a ke emocione dhe unë thoja jo. Ditën e fundit nuk po mbaja dorën drejt se më dridhej. Ishte emocion tjetër me e pa Enkin me fustan të bardhë, emocion tjetër me ec në altar me djalin, emocion tjetër me pa familjen tënde që po feston për ty, njerëzit dhe të afërmit e tu”, tregoi ai.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas planit. Enki zbuloi se çifti u largua për rreth dy orë nga festa, pasi iu desh të kujdesej për djalin dhe ta vinte në gjumë në orarin e tij të zakonshëm.

“E vetmja gjë që na ngeli pishman ishte se nuk i bëmë adetet tamam siç duhet. Humbëm shumë kohë me djalin. U përpoqa ta vija në gjumë në orarin e tij të zakonshëm dhe humbëm dy orë. Dy orë nusja me dhëndrin hiç. U lodhëm, u stresuam. I thashë Andit do qaj tani, do më prishet make-up. Por pastaj e stakova, thashë kur t’i vijë gjumi”, u shpreh Enki.

Pavarësisht këtij momenti të paparashikuar, çifti e përshkroi dasmën si një ditë të mbushur me emocione, familjarë dhe kujtime të veçanta. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement