Alis emocionon në hapjen e Eurovisionit - Gazeta Express
string(39) "alis-emocionon-ne-hapjen-e-eurovisionit"

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:48

Alis emocionon në hapjen e Eurovisionit

Yjet

Gazeta Express

13/05/2026 19:48

Përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision Song Contest 2026”, Alis, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga ceremonia hapëse e festivalit.

Përmes një videoje të publikuar në “Instagram” nga “turquoise carpet”, këngëtari e ka përshkruar këtë përvojë si një ëndërr të bërë realitet. Ecja në tapetin bruz të Eurovisionit, sipas tij, ishte një nga çastet më emocionuese të rrugëtimit të tij artistik.

“Ëndrrat bëhen realitet. Një moment kaq surreal dhe emocionues, të ecësh në tapetin bruz në Eurovision. Një moment të cilin vetëm e kisha ëndërruar, tani po e përjetoj. Përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim, për dashurinë, mbështetjen dhe për të gjithë ata që më besuan përgjatë kësaj rruge”, ka shkruar Alis.

Ceremonia hapëse shënoi nisjen zyrtare të javës së Eurovisionit, ku artistët pjesëmarrës parakalojnë para mediave dhe publikut ndërkombëtar. Shqipëria pritet të performojë në gjysmëfinalen e dytë, e cila mbahet të enjten, më 14 maj, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për të shtunën, më 16 maj.

Pjesëmarrja në këtë skenë ndërkombëtare përbën një moment të rëndësishëm në karrierën e Alisit, i cili po përfaqëson Shqipërinë në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement