Lutfi Haziri tregon cilët emra nga LDK e Gjilanit do të jenë në listë për deputetë - Gazeta Express
string(74) "lutfi-haziri-tregon-kush-jane-kandidatet-e-ldk-se-per-deputete-nga-gjilani"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 20:03

Lutfi Haziri tregon cilët emra nga LDK e Gjilanit do të jenë në listë për deputetë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 20:03

Lutfi Haziri nga LDK-ja, ka treguar se kush do të jenë kandidatët e LDK-së për deputetë nga Gjilani.

Ai tha se ata do të jenë Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.

Postimi i plotë:

LDK jep dashni, dije, përgjegjësi dhe bashkëpunim me të gjithë ata që e duan Zotin, Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj stabile, të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie sociale dhe demokraci të zhvilluar.

Një proces i ri zgjedhor për Republikën. Jemi bashkuar në dallimet tona për rrugën më të mirë, por me një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së për Kosovën.

Më lejoni t’ju njoftoj për pesë kandidaturat e Degës së Gjilanit për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit: unë, bashkë me dr. Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.

Zotohemi se do të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës. Në veçanti, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës.

Na priftë e mbara. LDK, besë e shpresë për Kosovën!

Advertisement
Advertisement
Advertisement